NJOFTIMI I POLICISE

Ditën e djeshme, në Fermë Çlirim u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç. Policia e Fierit në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur, me mbështetjen e inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Woc3CLLuYPs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *