Është arrestuar në Fier një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës. Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds