Mesditën e sotme është arrestuar një shtetas 46 vjeç i cili shiste doza kokaine në qytetin e Fierit.

U finalizua  nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, operacioni i koduar “Streets”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 46-vjeçar .

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, është arrestuar shtetasi A. F., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike dhe automjeti i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds