Identifikohen autorët e 3 zjarrvënieve në fshatrat Luar, Kreshpan dhe Grabian nga Policia.

Është arrestuar shtetasi P. H., banues në Luar, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

Po procedohet në gjendje të lirë shtetasi  F. M., banues në Kreshpan, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi  V. N., banues në Grabian, Divjakë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds