Autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos është arrestuar në Tiranë këtë mëngjes.

Mësohet se autori është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Velsula u gjet mbrëmjen e së mërkurës buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.

Viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trup, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes së 65-vjeçarit, ndërsa pritet dëshmia e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds