Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Bëhet me dije se 23-vjeçari me iniciale A. N., ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

“Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. N., 23 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Lezhë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds