Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçari. Sipas Policisë 16-vjeçari ishte duke u konfliktuar me djalin e 34-vjeçarit dhe si pasojë në momentin që i ka parë, ky i fundit ka goditur me sende të forta të miturin.
I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ndërsa 34-vjeçari është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 34 vjeç, pasi ka goditur me një send të fortë një 16-vjeçar që po konfliktohej me djalin e tij. 16-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.