Autoritetet në Republikën Çeke kanë arrestuar një 22-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij pasi kishin hapur një klinikë dentare por pa qenë të licensuar në këtë degë. I riu prezantohes si dentis dhe kishte kryer dhjetëra proceduara duke përdorur udhëzime që gjente në internet.
Tre anëtarët e familjes hapën një klinikë pa licencë në shtëpinë e tyre dy vjet më parë dhe kryenin procedura dentare pa njohuritë e nevojshme profesionale. 22-vjeçari aplikoi anestezi bazuar vetëm në informacionin që kishte gjetur në internet.
Një grua 50-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar akuzohen bashkë me të. Gruaja, e cila punonte si infermiere, kishte qasje në materiale anestetike dhe dentare përmes punës së saj, ndërsa burri prodhonte implantet.
Sipas autoriteteve, tre të pandehurit fituan rreth 4 milionë korona (rreth 160,000 euro) nga klinika e paligjshme. Të gjithë të pandehurit pranuan fajësinë për akuzat që përfshinin drejtimin e një biznesi të paligjshëm, pastrimin e parave dhe vjedhjen. Ata tani përballen me deri në tetë vjet burg. Policia nuk tha nëse ndonjë nga pacientët e tyre ishte ankuar për trajtimin.