Një 43-vjeçar u plagos me thikë para dyditësh në Lushnje nga babai i tij. Sipas policisë, në spitalin e Lushnjës, u paraqit për ndihmë mjeksore shtetasi Nari Plaka, 43 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi Bashkim Plaka, 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Lushnjës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 69 vjeç.

Djali i tij 43-vjeçar N.P., vijon të jetë në spital, ku po mjekohet për plagët e marra jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë) me të cilën 69-vjeçari plagosi të birin.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.’ , thuhet në njoftimin e policisë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”DIZJ9JmuUy4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds