Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar, nën dyshimin për dhunë në familje. 

Blutë e Durrësit bëjmë me dije se, konkretisht, 56-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 56 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia në Durrës.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *