47-vjeçari Gentian Mithi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar në Shkodër. Mësohet se Mithi u kap në rrugë me një pistoletë me municion luftarak, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkodrës.

Ai akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 24-vjeçarit Jaser Osmani, duke e plagosur në këmbë, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin Gentian Mithi 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gentian Mithi akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds