Një 34-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit. 

Azet Oncel ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg, ndërsa koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds