Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. I arrestuari ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda. Policia bën me dije se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë rreth 40 500 euro një pronari të një ferme bagëtish  për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa persona të tjerë.

Pasi ka marrë shumën e parave ai nuk bërë ndërmjetësimin sipas marrëveshjes, por është larguar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësuesi”. Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds