Policia në Burrel ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi dyshohet se shpërndante kokainë në qytet.

Në pranga ra E.Sh, banues në fshatin Shoshaj të Matit. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Arrestohet një 33-vjeçar që shpërndante kokainë, në qytetin e Burrelit.

Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  kanë organizuar punën dhe si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds