Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle. I riu shqiptar dyshohet si autor i një krimi të kultivimit dhe trafikut të drogës. Gjatë një operacioni në rajonet Huesca të Sobrarbe dhe Ribagorza, autoritetet spanjolle kanë zbuluar 6 plantacione të mëdha marijuane me 5800 bimë.

Policia spanjolle gjeti në 6 plantacionet bimët në dhoma tharjeje teksa sekuestroi 292 kg sytha marijuanë. Mësohet se lënda e sekuestruar ishte e tharë, e gatshme për shpërndarje të paligjshme, teksa mund të kapë një çmim e 2 milionë euro në tregun e zi europian.

Plantacionet makro ishin të vendosura në komunat Tolva, La Fueva, Monesma, Cajigar, Sopeira, Secastilla dhe Boltaña.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds