Një 26-vjeçar, banues në Ersekë, u kap në Durrës pas një vjedhjeje që kishte kryer. Policia njoftoi arrestimin e shtetasit Petrika Hoxha, i cili dyshohet se vodhi një automjet në lagjen nr. 13.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien para përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, me marrjen e njoftimit për një automjet të vjedhur menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, dhe veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit, kapjen dhe arrestimin e tij si dhe gjetjen e automjetit të vjedhur në pronësi të shtetasit E. F, të cilin ky shtetas e kishte vjedhur në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 26 banues në Ersekë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds