TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds