“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.”, thuhet në njoftim.
