Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 20-vjeçari ka vjedhur 2 celularë të dy personave në rrugën “Myslym Keta”.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet për vjedhje në një zonë të kryeqytetit.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 20-vjeçari ka vjedhur 2 celularë të dy personave në rrugën “Myslym Keta”. Mësohet se psa vjedhjes, i riu është larguar me një automjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se iu ka vjedhur dy celularë, dy shtetasve, dhe më pas është larguar me një automjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.”, njoftoi policia.