Për të arritur qëllimin e tyre, anëtarët e organizatës kriminale përdorën rrugën detare, duke fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frigoriferë, të cilët transportonin mallra të ligjshme.

Një operacion antidrogë është finalizuar në Greqi pas bashkëpunimit të DEA-s amerikanë me oficerë të anti-drogës së policisë greke. Mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 4 persona ndërsa janë sekuestruar rreth 46 kg kokainë. Për të arritur qëllimin e tyre, anëtarët e organizatës kriminale përdorën rrugën detare, duke fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frigoriferë, të cilët transportonin mallra të ligjshme.

Grupi kriminal rezulton të jetë hetuar prej fillimit të nëntorit të këtij viti, lidhur me trafikimin e drogës përmes konteinerëve të vendosur në anije. Nuk dihet ende se si, por mesa duket policia ka zbuluar komunikime të tyre edhe në aplikacionin “Signal”, pasi në dosjen hetimore rezulton se janë ende të paidentifikuar disa bashkëpunëtorë, ku një rast përfshihet sipas dosjes “një person i paidentifikuar në aplikacionin “Signal” me kodin “Hajsk”, një tjetër “person me zë femre spanjolle” apo “përdorues i numrit të telefonit “+31……..5, ndoshta shtetas shqiptar”.

Prej datës 8-11 nëntor, grupi kriminal ka arritur të vendosë në një konteiner në portin e Guayaquil në Ekuador një sasi prej 45 kg dhe 958 gram kokainë me destinacion Greqinë, e cila ka mbërritur në 13 dhjetor në Selanik në një konteiner me banane. Policia greke ka ndjekur gjithë lëvizjet në marrjen dhe dorëzimin e drogës duke arrestuar edhe trafikantët e përfshirë. Në pranga kanë rënë një venezuelian, një slloven, një shtetas nga Republika Domenikane dhe shtetasi nga Kosova Muj Morina 44 vjeç.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds