Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit për vepra të ndryshme penale.

Blutë bëjnë me dije se një 19-vjeçar është arrestuar pasi iu gjet me vete lëndë narkotike, një 26-vjeçare u prangos pasi ka drejtuar mjetin nën efektin e alkolit.

Ndërsa një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S.D, 19 vjeç, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Q.L, 26 vjeçe, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, kanë shpallur në kërkim shtetasin S.A, 27 vjeç, pasi ka goditur dyshohet për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *