Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkpunim me Seksionin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasit :– Enis Balla, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;

-Kujtim Xhaja., 50 vjeç, banues në Tiranë, (punonjës Policie) pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Alkid Ndreu, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

-Revi Osmani, 28 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds