Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Bankers Petroleum, duke akuzuar Prokurorinë e Fierit për mashtrim publik.

Ai tha se kontrata me kompaninë është firmosur në kohën e Fatos Nanos dhe jo nga qeveria e tij. Sipas Berishës, Bankers ka paguar mbi 1 miliard euro në taksa gjatë 20 viteve

Ish-kryeministri e cilësoi çështjen si një sulm të qëllimshëm për të larguar kompaninë dhe për t’ia dhënë të tjerëve me interesa të fshehura.

Kreu i PD Sali Berisha: Kontrata e Bankers Petrol nuk është firmosur nga qeveria ime, por nga qeveria e Fatos Nanos. Kjo qeveri, e Nanos, pra, pasi ka firmosur kontratën me Bankers, me kushtet që ne nuk do e firmosnim, ka qenë dhe neni 18 i kontratës, se nuk mund të bëhet ndryshim në kontratë pa miratimin e të dyja palëve. Është nen universal në fakt. U tha se kompania s’ka paguar për 20 vite, s’është e vërtetë. Kjo kompani është më e madhja dhe me reputacion ndërkombëtar. Ne kemi vendosur rent nga Këshilli i Ministrave. Renta ishte 10 përqind për shitjet.

Prokuroria mashtroi publikisht për Bankers. Këtë taksë, Bankers e pranoi dhe nuk shkoi as në Arbitrazh. 500-600 mln euro ka paguar kjo kompani kur kemi qenë ne në pushtet. Kryeministri nuk ndërhyn tek Tatimet e nuk kam ndërhyrë tek Tatimet. Kanë paguar sigurimet shoqërore për 1.500 punëtorë, kanë paguar taksën e karbonit. Këto deklarata tregojnë se dikush i ka vënë syrin, ka bërë pazaret, ka gjetur mekanizmat për t’i përzënë dhe për t’ua dhënë atyre që duan vetë. Në 20 vite, Bankeres ka dhënë 1 miliard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds