Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 52-vjeçar nga policia e Fierit. Gjithashtu në pranga ra edhe një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds