Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë e dhënë nga gjyqtaria e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier Klodiana Kryeziu për shtetasin Aranit Arapi 35 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës së Lushnjës i cili ishte martuar me nje shtetase 14 vjeçe dhe skuzohet se ka kryer mardhënie seksuale me të. Policia kreu ndalimin e tij tre ditë më parë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë së çështjes dhe veprës penale të dyshuar se është kryer.
Avokati mbrojtës Agim Rredhi ka pohuar në seancë se klienti i tij para se të kryente ceremoninë martesore është thirrur nga policia e Divjakës dhe pasi ka dëgjuar palët dhe dakordësine e tyre për martese u ka thënë “vazhdoni” dhe dy ditë më pas është kryer ceremonia martesore. Gjithashtu pohoi avokati Rredhi se janë thirrur nga policia dhe dy herë te tjera, ku janë pyetur dhe janë lënë të lirë.
Gjyqtaria Klodiana Kryeziu pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Oljana Gjergjefi dhe avokatin Agim Rredhi vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”9lw8SjbZii4″]
