“ Arrest me burg” ka vendosur  Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 17- vjecarin me iniciale B. D , i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “ Mustafa Hoxha” në Cakran pas një konflikti të castit.

 Ai ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit , dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Autori i dyshyar i ngjarjes ka dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Ndërkohë 17- vjecari vuan nga probleme të shëndetit mendor por ky detaj nuk është marrë në konsideratë nga togat e zeza. Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori në seancën me dyer të mbyllura nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen teksa përfaqësohej nga avokati Toto Avdiaj i cili ka kërkuar “ arrest në shtëpi” që nuk është pranuar nga trupi gjykues i cili e ka lënë në burg.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds