Kodra e Pusit, në fshatin Murriz, një vendndodhje në skajin lindor të bashkisë Lushnjë në kufi me bashkinë e Belshit, është bërë prej disa javësh stacion i gërmimeve nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Arkeologët kanë zbuluar pjesë të një ndërtese e cila daton sipas tyre në shekujt e 4- 6 pas Krishtit.

Gërmimet janë përqendruar në një pikë dominuese me pamje mahnitëse të të gjitha anëve të horizontit, nga ku duken qyteti i Peqinit në veri, Belshi në lindje, Lushnja në perëndim e në jug Kuçova.

Materialet prej qeramike, monedha të ndryshme, themele e mure ndarëse lenë të kuptohet për një vendbanim të hershëm ilir, por që gjithçka do të zbardhet me ecurinë e mëtejshme të gërmimeve.

Në këtë zonë punimet që po kryhen në këtë vendbanim ilir si dhe gërmimet që do të nisin në dy të tjera së afërmi kompletojnë kështu infrastrukturën arkeologjike dhe do të kthehen në atraksione turistike për bashkinë e Lushnjës.

Arkeologët mendojnë se ky zbulim së bashku me dy të tjerë në afërsi të tij, mund të lidhen me zgjatime të rrugës së vjetër Egnatia e cila lidhte perandorinë romake deri në Konstandinopojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds