Dhjetra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të degës së Fierit, do t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë. Ata janë mbledhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sharrës“ me automjetet e tyre private, ndërsa në prononcimin e tij për mediat deputeti Luan Baçi ka pohuar se kjo protestë vjen në një moment kyç të aksionit opozitar, pasi zhvillohet pas zgjedhjeve të grabitura të 11 Majit dhe në një situate të jashtëzakonshme ku kemi një Zv.Kryeministre të kësaj qeverie së bashku me Kryeministrin të kapur në aferë korruptive.

Baçi ka pohuar gjithashtu se protesta nuk ka një skenar të caktuar, pasi do të varet nga vetë vullneti i qytetarëve. Po sipas tij kjo protestë pason pas disa tubimeve që kanë qënë në formën e foltoreve, një nismë e Partisë Demokratike për ndalesën që u është bërë deputeteve në Parlament dhe heqjen e të drejtës së fjalës. Protesta e sotme është vazhdimësi e një stine protestash që do të vazhdojnë në forma dhe mënyra nga me te ndryshmet ka theksuar Baçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *