Drejtuesi i Forumit: A mendoni që anëtarësimi në BE është i vlefshëm për Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama: Jo mos na çoni këtu. Unë thash diçka për dikë, lidhur me një opinion për një temë dhe më quajtët orbanist. Ai është miku im, por un nuk jam një orbanist. Kam një mendim ndryshe nga Viktori kur vjen fjala për BE, sepse besoj që është projekti më i jashtëzakonshëm.
Shqipëria në BE, është ajo që mund të quhet bekim. Pas vitesh diktature gjakatare varfërie, nëse BE nuk do ishte aty do kishim pasur të njëjtin fat si Afganistani apo kushdo tjetër. BE është diçka që çdo europian përfshirë francezët duhet ta gëzojnë si dhuratë nga etërit themelues dhe që nuk duhet rrezikuar aspak.
