Analiza paszgjedhore e datës 14 maj me strukturën e Partisë Demokratike dega Lushnjë u zhvillua mbrëmë në selinë e Partisë Demokratike. Merrnin pjesë Edith Harxhi Drejtuesja Politike për Lushnjën dhe Divjakën, Kryetari i komanduar i PD-sw Lushnjw Arben Zajmi, kryetarë të seksioneve, sekretarë të grup seksioneve dhe anëtarë të PD-së. Dy pikat kryesore të diskutimit ishin masakra zgjedhore e 14 majit që është provuar nga OSBE ODIHR dhe çfarë ka munguar nga ana e PD-së dhe strukturave të saj në zgjedhjet që lamë pas.
Struktura e Partisë Demokratike dega Lushnjë është një strukturë e mirorganizuar e cila do na çoj në fitore, thotë zonja Harxhi duke falenderuar strukturën e PD-së dhe zotin Eduart Sharka, Kandidatin për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
