Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie që shërbente në komisariatin e Cërrikut. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, teksa drejtonte automjetin “Volkswagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti.

Nga kryerja e testit të alkoolit, efektivi rezultoi i dehur. 57-vjeçari akuzohet se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I AMP: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. B., 57 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij punonjësi policie u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, ndërsa drejtonte automjetin “Volkswagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti, shtetasja M. XH.

Gjithashtu, nga alkool testi i kryer ndaj shtetasit H. B., përqëndrimi i alkoolit ka rezultuar 1.07 mg/L.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds