Kuvendi ka nisur sot me një debat mes Opozitës dhe Maxhorancës në lidhje me alarmin e dhënë ditën e djeshme nga Ambasada Amerikanë për rrezik sulmesh nga Irani. Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Sigurimin Kombëtar. Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se qeveria e ka nënvlerësuar këtë alarm, ndërkohë që kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për të dhënë sqarime në lidhje me këtë paralajmërim. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi praninë urgjente të kryeministrit në Kuvend për të dhënë shpjegime. Bardhi kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar reagimin si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për besimin mes partnerëve strategjikë. Mediu i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë tensionet me Iranin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe vendimet e Kuvendit, nuk mund të kalohen me deklarata politike apo retorikë të zakonshme. Në përgjigje Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik, pasi deklarata të tilla janë të zakonshme nga Ambasadat Amerikane në çdo shtet. Ministri Hoxha tha se janë në kontakt me të gjithë partnerët, përfshirë edhe me NATO-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds