Shoqërohet në polici për vrasjen e Bedrie Lokës bashkëshorti i viktimës Xhemal Loku. Ky është momenti i arrestimit të 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili u arrestua nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kërcënuar vazhdimishit gruan e tij, duke e shtyrë atë të vrasë veten. Ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, ku nuk arriti të mbijetojë.

 Sipas policisë, 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij. Kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Policia ka gjetur 1 automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak në banesë.

Vdekja e Bedrie Lokës u konsiderua fillimisht si vetëvrasje për shkak të mos përballimit të bullizimit në rrjetin social Tik Tok nga një profil i rremë me emrin “Bedrie K…”.  Fotoja e saj qarkullonte në rrjet e shoqëruar me sharje që cenonin moralin dhe dinjitetin e saj. Një vit mê parë ajo e denoncoi rastin në polici. Çështja u mbyll dhe u deklarua se u bë një marrëveshje mes palëve për ta mbyllur çështjen. U kërkua falje nga ish-punonjësja e fabrikës, e afërme me viktimën, po dhe persona të tjerë që e mbështetën në baltosjen e figurës së saj, por historia nuk u mbyll aty.

Mbrëmjen e së premtes, policia vendore deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngritën dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *