Nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu ka kërkuar ditën e sotme ndëshkimin e mediave, për akuzat e kryedemokratit Sali Berisha për Taulant Ballën. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Spahiu ka deklaruar se mediat kanë vendosur në shënjestër familjen e Ballës, për lidhje me ‘Call Center-at’ në kullën ‘4Ever Green’.
Sipas Spahiut, duhen gjetur mekanizma që në raste të tilla, të ndëshkohen mediat për raportimin që bëjnë.
“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt te cilat vendosen në shënjestër familjare të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Mediat të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Është e paparanueshme ajo që ndodhi. Duhen gjetur mekanizmat që raste të tilla si ky të marrin përgjegjësitë qoftë edhe penale personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla,” tha Spahiu.
