Inspektorati ndërtimor urbanistik vendor i mbështetur nga policia bashkiake dhe policia e shtetit kanë njoftuar subjektet që janë në shkelje të hapësirave publike që të marrin masa për lirimin e tyre, pasi në të kundërt do të ndërhyhet për t’i prishur.

Kjo po ndodh dhe do të vijojë deri në inspektimin e të gjithë subjekteve që shkelin hapësirat publike.

Sot në bulevardin “Kongresi” aksioni ishte i përqëndruar në heqjen e tendave të fiksuara jo të lëvizshme. Ashtu si në këtë rast, do të veprohet në të gjitha hapësirat publike të zëna të cilat do të lirohen.

Qytetarët jasht kamerave shprehin se nuk e kanë kundërshtuar aksionin, qëllimi i të cilit është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe rritja e standardeve urbane.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej disa ditësh në të gjithë vendin pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds