Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas drejtorisë së Tatimeve, në tre ditë nga aksioni janë sekuestruar 20 ton sasi totale e mallrave të bllokuar, nga 87 subjekte të inspektuara
“Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”, njofton Drejtoria e Tatimeve.
Në tre ditë nga aksioni janë sekuestruar 20 ton sasi totale e mallrave të bllokuar, nga 87 subjekte të inspektuara