Një aksion policor anti-drogë është zhvilluar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas Balkanweb, 22 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar në kryeqytet.
Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike.
