Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Gjatë ndërhyrjes, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Më herët, SPAK kishte kërkuar konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe familjarëve, por kërkesa ishte rrëzuar nga gjykata. Ndërsa Fred Xhixha dyshohet të ketë lehtësuar takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e të arrestuarve dolën pas deklaratave të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar gjithashtu armë zjarri, ndërsa kontrollet dhe verifikimet për të identifikuar personat e tjerë të mundshëm të përfshirë vazhdojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds