Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kos në “Bulevardin Konstantinos Karamanlis”. Mësohet se dy autobusët u përplasën në rrethana të paqarta. Nga ky aksident janë plagosur 32 persona.

Raportohet se tre prej tyre janë plagosur rëndë. Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis theksoi se jeta e tre të plagosurve rëndë nuk është në rrezik. 

Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit të parë automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.

Në vendngjarje ndodhen një ekip zjarrfikës, forcat e Policisë Rrugore dhe ambulancat e EKAB. 

Të plagosurit po transportohen në Spitalin Asklepieion në Voula dhe katër fëmijë janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Transporti po kryhet me tetë ambulanca, dy automjete të reagimit të shpejtë dhe tre njësi të lëvizshme EKAB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds