Java ka filluar me aksidente rrugore. Dy persona janë lënduar në një aksident në aksin rrugor Lushnjë-Çermë në afërsi të fshatit Dushk pasditen e së hënës. Automjeti tip fuoristradë ka dalë disa dhjetra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë që udhëtonin në automjet janë transportuar nga Ambulanca në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese që fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë person.

Dy të lënduarit, bashkëshortë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *