Shtatë makina u përfshinë pasditen e djeshme në aksident me disa të plagosur në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Shtatë automjetet udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.

Policia Rrugore në lidhje me aksidentin ka arrestuar në flagrancë një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e ndodhur dje në bypass-in Fier-Vlorë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ndaj A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, ka nisur procedimi penal. Sipas hetimeve paraprake, automjetet e drejtuara prej tyre u përplasën me pesë mjete të tjera, duke shkaktuar gjashtë të plagosur.

Dy nga të lënduarit vijojnë të marrin kujdes mjekësor, ndërsa katër të tjerët janë larguar nga spitali.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *