Mjeku Vanion Çinari i cili u nda nga jeta pas aksidentit në Sauk mbrëmjen e 17 dhjetorit ishte specializant i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUT!
Ai ka ndërruar jetë tek Spitali i Traumes ku u dërgua me urgjencë. Lajmin e kanë dhënë miq e kolegë në rrjetet sociale.Nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e të martës në Sauk u plagos dhe një vajzë. Burimet thanë se e plagosura, 32-vjeçarja Alba Shehaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për ndarjen nga jeta të tij ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
“Dite e trishte per shoket, koleget, profesoret dhe gjithe personelin e QSUT. Me hidherim te thelle njoftojme se u nda nga ne nje model korrektese dhe miresie, Vanion Çinari, specializanti i Sherbimit te Anestezi-Reanimacionit! Ngushellime te ndjera familjareve,miqve dhe shokeve te Vanionit!
U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte!”
