Kjo javë ka nisur me aksidente që kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur rëndë në rrugët e Lushnjës dhe Fierit. Në Lushnjë pak minuta pas mesnatës një mjet tip Audi drejtuar nga Aleksandro Braholli, në daljen jugore të Lushnjës është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda nga përplasja e fortë me shtyllën e ndriçimit dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në vendngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor. Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kurse në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne një aksident me vdekje. Automjeti i drejtuar nga Jamarbër Torro, ẽshtẽ  përplasur me një shtetas i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për  pasojë ka humbur jetën, shtetasi i identifikuar si Gëzim Xhoka, 50 vjeç, banues nẽ Strum. Në vemdngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ëtij akdidenti me pasoja fatale.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisẽ pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *