Radhë kilometrike në autostradën Lushnje Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit.

 Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata.

 Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik.

Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt këmishtajt dhe krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara.

Përveç kësaj mase provizore grupi i punës po dokumenton dhe aksidentin e krijuar ku disa makina janë përplasur dhe kanë dëme materiale.

 Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë pasi jemi në sezon veror dhe rruga drejt jugut të vendit është e mbingarkuar.

Disa pika të njohura ndryshe si pika të zeza në qarkullimin nëpër autostradë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të ulur numrin e aksidenteve dhe qarkullimin normal të mjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *