Një aksident ka ndodhur parditen e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Dy automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen “ janë përplasur me njëra – tjetrën fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve, 315 aksidente në tremujorin e parë të vitit nga 263 të një viti më parë, por numri i fataliteteve ka qenë më i ulët. Në çdo 100 aksidente humbën jetën 9 persona nga 17,5 për 100 aksidente rrugore në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po kështu të dhënat vijojnë të konfirmojmë se aksidentet rrugore, në 87,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”IWH4XbbFUcw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds