Një tjetër aksident në aksin Fier-Roskovec,

Rreth orës 19:10 në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksidentet e vazhdueshme rrugore sidomos gjatë stinës së dimrit kanë rritur prezencën e Policisë Rrugore në akset kryesore të rrugëve. Por përsëri shoferët  nuk zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë me gjithë apelimin e vazhdueshëm të policisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që “Të mos udhëtojnë më shpejt se jeta”.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”fI-NHGeWaGM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *