Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin automobilistik Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflik.
Një mjet tip Hyundai Tucson, me targa AB 426OB, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesja e tij, një vajzë 25-vjeçare, ka humbur kontrollin mbi mjetin.
E reja është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën,e cila ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe kanë disiplinuar trafikun .
Sipas të dhënave nga policia dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.