Një aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 19:00, në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, në fshatin Gramsh. Një mjet bujqësor, zetor me drejtues shtetasin T.K., 40 vjeç është përplasur me automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi Gj.D. 42 vjeç dhe me automjetin tjetër tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi I.B.
Pas përplasjes sipas policisë mjeti i parë Audi është rrotulluar disa herë në vend dhe nga pas tij ka ardhur një tjetër mjet tip Audi që është përplasur me mjetin qe shkaktoi aksidentin dhe ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.
Katër persona njoftohet se u transportuan me urgjencë ne spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve, drejtuesi i zetorit T.K., dy persona ne mjetin e pare Audi Gj.D. dhe pasagjeri A.H. 50 vjeç, kurse drejtuesi i mjetit të dytë Audi nuk ka demtime serioze.
Ky është paraprakisht versioni i policisë e cila mbërriti me shpejtësi në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit dhe disiplinoi trafikun.
