Rreth orës 19:00, të mbrëmjes së djeshme,  në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer 14 vjeç qw ndodhej në njërin nga motomjetet. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Policia nuk harron t’u drejtoj qytetarëve  mesazhe të vazhdueshme sensibilizuese që të tregojnë kujdes kur ngasin mjetet në rrugë, por duket sikur askush nuk po i kushton vëmendjen e duhur, sepse çdo ditë ndodhin aksidente që shpesh herë shoqërohen me humbje jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *