Në afërsi të Pushimit të Shoferit dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi. Për këtë shkak një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes së mjeteve. Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në merr të barrierave të hekurta.

Policia e qarkullimit në vendngjarje me forca të shumta dokumentoi rastin dhe disiplinoi trafikun. Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje për të marrë të lënduarit, por asnjë prej tyre nuk paraqiste lëndime serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *